Mitreski: Nesër shpallen zgjedhjet Presidenciale, për Parlamentaret ende s’ka vendim!

Kryeparlamentari Jovan Mitreski ka paralajmëruar se nesër do t`i shpallë zgjedhjet persidenciale, konform obligimit kushtetues.

Mitreski, gjatë një interviste për Agjencinë e lajmeve MIA thotë se ende nuk ka marrë vendimin nëse ditën e njëjtë do të shpallen edhe zgjedhjet e rregullta parlamentare.

“Zgjedhjet preseidenciale do të shpallen më 14 shkurt sipas obligimeve kushteteuse. Në Kushtetutë thuhet nga 70 deri 90 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve. Faktikisht rrethi I parë është më 24 prill, që do të thotë dita e 70-të i bie 14 shkurti. Ende nuk kam marrë vendimin nëse ditën e njëjtë do të shpallen edhe zgjedhjet e rregullta parlamentare. Po bëj konsultime me shërbimet e Kuvendit. Nëse nuk ka pengesa përse mos e bëj të njëjtën ditë” – tha Jovan Mitrevski, kryetar i Kuvendit.

Duke komentuar zhvillimet në KSHZ dhe kur pritet anëtari I ri I këtij Komisioni, Mitreski ka thënë se për momentin puna ka ngecur në Komisionin për zgjedhje dhe emërime ku ka dy propozime.

“Propozimi im ishte që dy propozimet të mbërrijnë në seancë plenare, të hapet diskutimi deri në momentin e votimit, për shkak se anëtari I KSHZ-së zgjidhet me shumicë prej 2/3, duhen 80 deputetë. Nëse njoftohem se është siguruar shumica prej 2/3 atëherë propozimin do të vendos në votim, për ta siguruar edhe anëtarin e fundit në KSHZ” – tha Mitrevski.

Lidhur me Kodin Zgjedhor, Kryeparlamentari Mitreski pret që të arrihet konsensusi midis të gjithë grupeve parlamentare. Sipas njoftimeve të tij, zhvillohen bisedime dhe partitë janë afër konsensusit veçanërisht në pjesën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share