Mitreski bën bashkë ish-kryeministrat nga radhët e LSDM-së!

RMV 4 VITE NË NATO

Katërvjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, bën bashkë tre ish-Kryeministra të vendit nga radhët e LSDM-së por edhe ish-Ministren e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska.

Kryeparlamentari Jovan Mitreski përmes rrjeteve sociale ka publikuar fotografi ku shihet të jetë i shoqëruar nga ish-Kryeministrat Zoran Zaev, Dimitar Kovaçevski dhe Oliver Spasovski.

Ai shkruan se, katër vite pas anëtarësimit në NATO është dëshmuar se janë miratuar vendime të mençura dhe të guximshme për sigurinë e vendit.

“Me tre ish-Kryeministra dh eish-Ministren e Mbrojtjes, e cila valëviti flamurin tonë në selinë e NATO-s, por edhe me ish-deputetë, ambasadorë, bartës të funksioneve të larta shtetërore, biseduam për kontributin veç e veç për këtë process dhe për rrugëtimin që sot të kemi shtet të sigurtë në kushte të agresionit ushtarak jo larg nesh” – ka shkruar Mitreski në Facebook.

Ky takim vjen pas fundjavës së bujshme kur LSDM – ja në Kongres bëri publike bërtësit e listave të kandidatëve për deputet në gjashtë njësitë zgjedhore. Një ndër surprizat më të mëdha në këtë listë ishte edhe emri i ish-Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, si bartës në njësinë e katërt zgjedhore. Filipçe njihet si I afërt me ish-Kryeministrin Zaev.

Ndryshe, dy Kryeministrat Kovaçevski dhe Zaev janë takuar edhe gjatë janarit të këtij viti kur bashkë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kishin diskutuar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare por edhe për frontin evropian. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share