Mitreski: 1.35 miliardë euro mbështetje për bujqit!

ZGJEDHJET 2024

Për mandatin e ardhshëm, LSDM-ja premton 1.35 miliardë euro, mjete që do të destinohen për të mbështetur bujqit. Gjithashtu zotohen se do të përkrahin blegtorinë, bujqit e rinj dhe gratë që merren me bujqësi.

“Sigurojmë 750 milion euro subvencione dhe 600 milion euro investime kapitale dhe projekte për zhvillim rural, deri në fund të mandatit. Kemi plan konkret që të sigurojmë prodhim rekord vendor të ushqimit, në vlerë prej 1.5 miliradë euro me eksportin e prodhimeve vendore që do të mbërrijë 1.25 miliardë euro. Investojmë 100 milion të reja për zhvillimin rural. Nga 10 në 15 mijë euro rritet granti për mbështetje të bujqve të rinj. Do të ketë investime në sistemet e ujitjes me mbi 21.000 hektarë të rinj”, tha Jovan Mitreski./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share