Miteva: MEPSO u dha para shoqatave civile

PARA KANË FITUAR KLUBI I MUNDJES DHE QENDRËS PËR VALLZIM MODERN DHE SPORTIV

VMRO DPMNE sic paralajmëroj ka vazhduar të publikojë të dhëna të dhëna të reja se si udhjëheqësia e mëparshme e MEPSO-s ka harxhuar paratë e qytetarëve.

Donacionet dhe sponsorizimet e AD MEPSO janë të diskutueshme në disa aspekte. Së pari, sipas planit dhe analizës së paraparë për vitin 2024, janë paraparë 12 milion e 300 mijë denarë, ndërsa menaxhmenti ka shpenzuar 22 milion e 712 mijë e 500 denarë. Dhe së dyti, sipas nenit 11 të Ligjit për donacione dhe sponsorizime në veprimtari publike, ku është përcaktuar se me qëllim të një donacioni duhet themeluar, kryer, promovuar apo mbështetur një veprimtari me interes publik, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

Pra pyesim se cili është aktiviteti me interes publik që AD MEPSO e sponsorizoi përmes Shoqatës së Qytetarëve për Promovimin e 22 Nentorit, e cila në shkurt të këtij viti mori 120 mijë denarë. Për disa nga përfituesit e donacioneve, si SESON, i cili mori 300 mijë denarë dhe OF e Maqedonisë, i cili mori 1milion denarë, nuk mund të gjenden informata të detajuara. Po ashtu, 300 mijë denarë iu ndanë Qendrës për vallëzime moderne dhe sportive Prima Danz në muajin prill të këtij viti. 300 mijë denarë iu ndanë edhe klubit të mundjes Tefejuz Shkupi.

Lista e donacioneve dhe sponsorizimeve është e gjatë dhe e madhe, andaj pyesim nëse sipas nenit 19 të Ligjit për donacione dhe sponsorizime janë bërë raporte ndërmjet donatorit dhe pranuesit të donacionit, të cilët janë të detyruar ta bëjnë këtë? Bazuar në ato raporte, a mund të përcaktohet qëllimi i donacionit dhe ndikimi që pati në publik? Sundimi i LSD-së dhe BDI-së ka qenë katastrofik në çdo nivel. Ne do të vazhdojmë ta informojmë opinionin për informacionet që na vijnë dhe presim përgjegjësi dhe procedura të duhura për të gjitha këto gjëra –

Lexo gjithashtu
Total
0
Share