Mistere të reja në Neptun, shfaqen “pikat e errëta”

Për herë të parë, në Neptun janë vënë re “pika të errëta” të cilat duken që nga Toka.

Nëpërmjet teleskopit VLT, shkencëtarët ekzaminuan një pikë të madhe që i bashkohej një më e vogël dhe e ndritshme, diçka që nuk ishte pikasur më parë.

Shkencëtarët nuk e dinë pse krijohen këto pika të errëta në atmosferën e Neptunit, një përgjigje që shpresojnë ta gjejnë nga vëzhgimet e mëtejshme.

Deri më tani mendohej se krijoheshin kur retë në sipërfaqen e planetit zhdukeshin, por në fakt mund të jetë për shkak të molekulave të ajrit që bëjnë që shtresa poshtë mbulesës kryesore të errësohet si pasojë e akullit dhe mjegullës që përzihen në atmosferë.

Përveç pikës së errët, shkencëtarët vunë re një pikë të ndritshme që nuk ishte parë më herët as nga hapësira, e cila do të jetë pjesë e studimeve të tyre./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share