“Misioni u krye me sukses”, Koci paralajmëron kthimin e trupit të Faton Hajrizit

Avokati Arianit Koci i cili sot gjatë ditës ka qëndruar në Lloznicë, ku nga muaji i kaluar qëndron në morg trupi i Faton Hajrizit, ka shkruar në facebook se “misioni u krye me sukses”, pa dhënë më shumë detaje.

“Misioni u krye me sukses!

Nuk ishte i lehtë. Aspak!”, ka shkruar ai.

Nuk dihet ende nëse kufoma është duke u transportuar drejt Kosovës.

Koci, që ka marrë përsipër procesin e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, sot gjatë ditës në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se personalisht e ka parë kufomën dhe ka konfirmuar që është trupi i Faton Harjizit.

“Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Mbetet tash edhe ekspertët tanë me e konfirmu”, ka thënë Koci për Express.

“Jam në procesin e përfundimit të procedurave për tërheqjen e kufomës”, ka thënë Koci gjatë ditës për Express./GazetaExpress/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share