Miroslav Lajçak vazhdon mandatin e tij për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të vazhdojë të ushtrojë këtë post deri në fillim të vitit 2025. Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që Lajçkut t’i vazhdohet mandati deri në fund të janarit të vitit 2025.

Ky vendim është marrë për të siguruar që mos të ketë vakuum në këtë post deri sa të emërohet pasardhësi i Lajçakut. Kaja Kallas, e nominuar për shefe të diplomacisë evropiane, duhet së pari të marrë përsipër postin e ri, e më pas të merret me emrat potencial për emisarin e ri në dialog.

Ndonëse akoma nuk ka një zgjedhje të sigurtë, dy emrat që përmenden si kandidatë potencial për postin e Lajçakut janë danezi Peter Sorensen, ish-ambasador i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, dhe Pekka Haavisto, ish-ministër i jashtëm i Finlandës.

Diplomatët e Bashkimit Evropian theksojnë se duhet të vazhdojnë të insistojnë që Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share