Mirena për Pressing: Bazuar në përvojën e tij, Osmani ka përparësi në garën presidenciale

Gazetari Ilir Mirena, i ftuar në emisionin “Pressing” në Klan Macedonia, ka vënë në dukje rëndësinë e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale si një faktor kyç që do të përcaktojë rrugën e zgjedhjeve të 8 majit.

Sipas Mirenës, fokusi në dy kandidatët shqiptarë sjell efekte pozitive dhe negative, duke u dhënë atyre mundësinë të reflektojnë mbi gabimet e tyre në një afat prej dy javësh. Mirena tha se, bazuar në vlerësimet e tij, zoti Osmani ka një avantazh në garën presidenciale, duke e pozicionuar atë si favoritin në këtë garë të ngushtë.

“Dihet se fokusi jonë është gara mes dy kandidatëve shqiptarë, do të thotë fokusi është te raundi i parë, i cili do të determinojë dhe rrugën e zgjedhjeve të 8 majit. Kjo ka efekte të mira dhe të këqija, sepse ka një afat kohor praj dy javësh ku ata mundet të reflektojnë në gabimet e veta, por mundet të reflektohet dhe keq nga pala që do të dali e para. Unë mendoj se duke u bazuar dhe në përvojën dhe bagazhin e kandidatëve presidencial, mendoj se përparësi ka zoti Osmani në zgjedhjet presidenciale”, tha Mirena. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share