“Mirë se erdhe në shtëpinë tënde”, publikohet fotografia e Blerim Ramadanit në Kosovë

Është publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku i urohet mirëseardhje në shtëpi, në Kosovë, ish pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.

Sipas personit që e ka publikuar fotografinë, ajo është shkrepur sot dhe se Blerim Ramadani është në shtëpi, në Kosovë.

Kjo fotografi vjen pas informacioneve zyrtare nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ku bëhet e ditur se Blerim Ramadani është arratisur nga arresti shtëpiak dhe se është lëshuar fletarrest ndaj tij.

Familjarë, bashkëluftëtarë dhe të afërm të Ramadanit në media të ndryshme kanë deklaruar të njëjtën – se Ramadani është arratisur ngaqë ka pasur informacione se nga arresti shtëpiak do ta kthejnë në paraburgim për ta ekstraduar në Serbi.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share