Miratohet propozim-ligji për konsumatorët, i cili parashikon sanksione për praktikat e padrejta tregtare

Qeveria e Republikës së Maqedonisë  së Veriut, në seancën e sotme të rregullt të 54-të, shqyrtoi dhe miratoi Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorëve me procedurë të shkurtuar dhe Informatat për nevojën e hartimit të Ligjit për praktika të padrejta tregtare me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve.

Me këto ligje të propozuara, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë vendi i parë në rajon me një praktikë ligjore të vendosur të praktikave të padrejta tregtare.

Sipas ndryshimeve të propozuara, rregulloret evropiane sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit dhe garantojnë kushte më të lehta për biznesin.

Shkelja e të drejtave të konsumatorit parashikon të drejtën e kompensimit, uljen proporcionale të çmimit dhe zgjidhjen e kontratës, dhe tregtarët gjobiten nga 500 deri në 10.000 euro, varësisht nëse janë tregtarë mikro apo të mëdhenj, dhe në disa raste, parashihet ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë për një periudhë prej tre muajsh deri në dy vjet./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share