Miratohet plani operacional i vitit 2024 për zbatimin e Rezolutës së OKB-së13/25, “Gratë, paqja dhe siguria (2020-2025)

Ministria e Drejtësisë e miratoi Planin vjetor operacional për vitin 2024, për implementimin e Planit të dytë Kombëtar të Veprimit të RMV-së, për implementimin e Rezolutës 13/25 të OKB-së, “Gratë, Paqja dhe Siguria” (2020-2025).

Në të  parashikohen aktivitete për realizimin efikas dhe efektiv të qëllimeve të përcaktuara të Ligjit për pagesën e kompensimit në të holla për viktimat e veprave penale të kryera me dhunë, parandalimin e dhunës ndaj grave, ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin praktik të dispozitave të Konventës së Stambollit përmes trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

Ministria e Drejtësisë do ta njoftojë  Ministrinë e Mbrojtjes për shkallën e realizimit të këtij plani, në nivel  gjashtëmujor dhe nivel vjetor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share