Ministrja ia merr ingerencat komunës dhe shkarkon drejtoreshën e shkollës “26 Korriku”/ Reagojnë nga dega BDI në Shuto Orizare: Kjo ndodhë për inate politike

Pasi Ministrja e Arsimit ka shkarkuar drejtoreshen e shkollës dhe ia merr ingerencat komunës së Shuto Orizares, kanë reaguar nga kjo e fundit, njofton Klan M.

“Demant

Kjo që po ndodh në Shkollën “26Korriku” në komunën Shuto Orizare tejkalonë
çdo kufij.

Miren ingerencat dhe shkarkohet drejtoresha e shkolles “26 Korriku” nga Ministria e Arsimit në mënyrë të jashtëligjshme dhe për inate politike.

Të nderuar qytetarë, është e tmerrshme që kjo qeveri i interpreton ligjet si të
dojë dhe si ju shkom në qef këtyre,sipas Ligjit për Arsimin Fillor është përcaktuar
saktësisht se kur dhe pse i miren ingerencat një komune në lidhje me udhëheqjen
e një shkolle fillore , por kjo që po e shohim sot është sipas pëlqimeve përsonale
të një grupi të caktuar udhëheqës qëmomentalisht janë në qeveri.

Ky lloj i politikës në arsim, me heqjen e kompetencave nga kryetarit i komunës
vetëm në fushën e emërimit të drejtorit të një shkolle shifet se qeveria po bën
revanshizem politik dhe pa asnjë të drejt duke u bazuar në fakte të pavërteta dhe
vetëm për inate politike.

Ky tërbim në arsim duhet të ndalet dhe askush të mos harrojë se arsimi është një
nga themelet më të forta të shtetit dhe një parametër i drejtpërdrejtë që përcakton të ardhmen e brezave të rinj.

Në qoftë se qeveria nuk ndërmer masa dhe ta përmison këtë gabim do ju drejtohemi faktorit ndërkombëtar dhe të gjitha institucioneve ligjëvënëse në vend duke mos përjashtuar dhe masa tjera sic janë protestat” – thuhet në demant. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share