Ministria e Mbrojtjes: FSK në veri – dezinformata të rrezikshme

KFOR-i S`KA MARRË ASNJË KËRKESË PËR OPERIMIN E FSK-së NË VERI

Ministria e Mbrotjes më në fund shuan zërat për sic thonë gjoja lëvizjen e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri, konkretisht në Zubin Potok.

Kjo ministri hedh poshtë pretendimet e mediave serbe më pas edhe të Listës Serbe dhe zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë se trupat e FSK-së mund të jenë në veri të vendit.

Ministria e Mbrotjes i cilëson dezinformata të rrezikshme me qëllim të krijimit të klimës së tensioneve dhe tendencës për dëmtimin e imazhit të Kosovës dhe të FSK-së në aspektin ndërkombëtar,

Lista Serbe në reagimin e saj ka kërkuar ndihmën e KFOR-it pasi që sic pretendon lëvizja e paligjsdhme e trupave të FSK-së në Zubin Potok është shkelje e rëndë e marrëveshjes së vitit 2013 e garanatuar nga NATO. Lista Serbe pretendon Prishtina po përpiqet të militarizoj veriun.

Ndërsa nga KFOR-i thonë se nuk ka marrë asnjë kërkesë nga FSK që të operoj në veri në një kohë të afërt, ata kanë rikujtuar se për këtë është i nevijshëm pajtimi i tyre.

Kryeministri në marrëveshjen e 2013-ës I kishte garantuar NATO-s së FSK nuk do të kaloj në veri pa marrëveshje me KFOR-in.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share