Ministria e Mbrojtjes e Kosovës demanton deklaratat e Vuçiq për dronët bajraktarë

Në një reagim të menjëhershëm ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimin se Forca e Sigurisë së Kosovës koordinon operacione me dronë jashtë kufijve të vendit.

Sipas një përgjigjeje zyrtare, Ministria e Mbrojtjes thekson se kapacitetet e saj ajrore janë të fokusuar në mbështetjen e operacioneve brenda territorit të Kosovës. Njësia e Sistemeve Ajrore pa Pilot është e dizajnuar për të operuar me fluturakë pa pilot dhe, normalisht, realizon operacione edhe me dronët tip TB2.

Ministria e Mbrojtjes thekson se nuk ka asnjë bazë faktike për pretendimin se operojnë apo koordinojnë me ndokënd operacione jashtë kufijve të Kosovës. Përkundrazi, qëllimi kryesor i këtyre kapaciteteve është të sigurojnë mbështetjen e operacioneve brenda territorit të Kosovës.

Deklaratat dezinformuese të Vuçiqit janë përhapur në disa media, duke përfshirë RT Balkan, në një vazhdë të propagandës ruso-serbe. Ministria e Mbrojtjes vazhdon të mbrojë integritetin e informacionit dhe të ndërgjegjësojë publikun për të vërtetën rreth kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share