Ministria e Jashtme turke ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, duke thënë se shpresojnë që autorët të identifikohen e të dalin para drejtësisë.
Në njoftimin e kësaj ministri thuhet se shprehin solidaritet me Kosovën dhe gatishmëri për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme, përcjell Klankoosva.tv.
“Shpresojmë që autorët e sulmit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur. Shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur solidaritetin tonë me Kosovën dhe gatishmërinë tonë për të ofruar çdo ndihmë që mund të ketë nevojë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin në rajon”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.