LIGJI PËR KËSHILLIN GJYQËSOR
Ministria e Drejtësisë ka përgatitur ndryshime të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, që janë bërë konform rekomandimeve të Misionit Vlerësues të BE-së.
Ky njoftim vjen në periudhën kur në Maqedoninë e Veriut pritet të formohet Qeveria e re e VMRO-DPMNE-së, që kisjte paralajmëruar se tërësisht do ta shpërndajë Këshillin Gjyqësor dhe do të formojë Këshill të ri, sipas ndryshimeve ligjore që do të përgatiten nga ata.
Në mesin e ndryshimeve më të rëndësishme të Ministria së Drejtësisë, përmendet se në shpalljen për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit propozime të japin edhe Konferenca ndëruniversitare, me kandidatë nga radhët e profesorëve ordinerë të drejtësisë me së paku 20 vjet përvojë mësimdhënieje nga tre universitetet e para të renditura më të mira në vend dhe Oda e Avokatëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kandidatë nga radhët e avokatëve me së paku 20 vjet përvojë avokatie.
”Sipas Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin, është paraparë revidimi i dispozitave të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut që i referohen përgjegjësisë individuale disiplinore të anëtarëve të Këshillit me fokus të veçantë në definimin e arsyeve për të cilat mund të iniciohet procedura, organi/trupat që do të veprojnë dhe të drejtën në ankesë” – thonë nga Ministria e Drejtësisë
Gjithashtu rriten edhe kriteret për zgjedhjen e anëtarëve nga radhët e gjykatësve edhe pë rata që do t`i zgjedh Kuvendi.
Sipas propozimit, anëtar I Këshillit mund të bëhet gjykatësi me 15 vite përvojë pune, në vend të 6 sa është tani. Kurse, anëtar I zgjedhur nga parlamenti mund të jetë personi me përvojë pune 20-vjeçare në vend të 15 viteve.
Për zgjedhjen e anëtarit nga radhët e gjykatësve do të vendoset censusi zgjedhor respektivisht kufiri minimal I numrit të gjyjatësve që duhet të votojnë. /tvklan.mk/