Ministria e Drejtësisë: Në ENER është publikuar Draft Ligji për sinjalizim të mbrojtur dhe për mbrojtjen e denoncuesve

Me qëllim të harmonizimit me Direktivën e  BE-së 2019/1937 dhe tejkalimit të mangësive në Ligjin për mbrojtjen e denoncuesve, është përgatitur Draft-Ligji për sinjalizim të mbrojtur dhe për mbrojtjen e denoncuesve. Draft-Ligji është publikuar në ENER me qëllim të realizimit të konsultimit publik.

Ju ftojmë të merrni pjesë në proces dhe deri më 24 dhjetor 2023, në Ministrinë e Drejtësisë (e-mail adresa: [email protected]),  të dorëzoni komente dhe propozime për përmirësimin e tekstit, i cili, si propozim i ligjit parashikohet  që t’i dorëzohet Qeverisë.

Draft-Ligji përmban dispozita për tejkalimin e mangësive të identifikuara që kontribuojnë në zbatimin jo të kënaqshëm të Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve.

Me të parashikohet përfshirje e gjerë personale dhe përfshirje ​​materiale e sinjalizimit  të mbrojtur, gjithashtu zgjerohet edhe përfshirja e personave me të drejtën për të kërkuar mbrojtje nga hakmarrja (për shkak të tentativës ose kryerjes së sinjalizimit të mbrojtur ose denoncimit),  ndërsa racionalizohet përfshrija e subjekteve në sektorin publik dhe privat,  për të cilët parashikohet detyrimi të krijojnë  kanal për sinjalizim të brojtur të brendshëm.

Ligji përmban dispozita për sigurimin e qasjes dhe disponueshmërisë së sinjalizimit të mbrojtur, me qasje të bazuar në të drejtat e njeriut.

Gjithashtu, janë inkorporuar dispozita për të siguruar qetësi dhe pavarësi në punën e personave të autorizuar për pranimin e sinjalizimeve nga denoncuesit dhe për rregullimin e procedimit lidhur me denincimet e pranuara nga denoncuesit, si dhe dispozita për mbikëqyrje efektive dhe vlerësim të rregullt të zbatimit të ligjit, që të monitorohet realizimi i qëllimeve të tij – mbrojtja e interesit publik, përmes  mundësimit, lehtësimit  dhe inkurajimit të sinjalizimit të mbrojtur. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share