Ministria e Drejtësisë kërkoi nga autoritetet turke që Palevski të mbahet në paraburgim për shkak të ekstradimit

Nga Ministria e Drejtësisë kërkojnë nga organet kompetente ta që Lupço Palevskin të mbajë në paraburgim për shkak të ekstradimit deri në përfundim të procedurës dhe pritet që të ekstradohet nga Turqia pas kërkesës së RMV-së.

Ja njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë nga organet kompetente Turke kërkon që Lupço Palevskin të mbajë në paraburgim për shkak të ekstradimit deri në përfundim të procedurës. Presim që Republika e Turqisë të veprojë menjëherë sipas kërkesës sonë.

Ministria e Drejtësisë njoftimin zyrtar e ka pranuar sot në ora 09:20 nga Interpoli se personi Lupço Palevski, i kërkuar me flet arrest ndërkombëtar, është privuar nga liria në Turqi. Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurën e ekstradimit dhe po mbledh të gjitha dokumentet nga institucionet që nevojiten për realizimin e tij. Tashmë janë bërë kontakte me PPRMV-së dhe PTHP-së Shkup për të kompletuar në mënyrë të rregullt të gjitha shkresat që të mundet të veprojë Ministria e Drejtësisë. Jemi në koordinim me të gjitha institucionet përkatëse për të vepruar menjëherë nuk do të presim afatin 40-ditor për të paraqitur kërkesën për ekstradim.

Në procedurë duhet të ndërmerren veprimet e mëposhtme:

1. Duhet t`i pranojmë shkresat

2. Duhet të përgatitet Kërkesa për ekstradim

3. Gjithçka duhet të përkthehet në gjuhën turke (PTHP i përkthen shkresat e saj – ne e përkthejmë Kërkesën për ekstradim)

4. Dërgohet përmes DHL-it (paraprakisht e dërgojmë në mënyrë elektronike nëpërmjet INTERPOL-it)

Lidhur me procedurën ligjore të ekstradimit, ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë vepron sipas njoftimit të pranuar se personi i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar është lokalizuar ose është privuar nga liria në një shtet të huaj.

Pasi që të pranohet ky njoftim (zakonisht nga MPB – SBPN – INTERPOL), sigurohen dokumente nga organi që ka lëshuar urdhrin për lëshimin e flet arrestit ndërkombëtar.

Pas pranimit të shkresave nga organi që ka lëshuar flet arrestin ndërkombëtar, përgatitet Kërkesa për ekstradim..

Ministri i Drejtësisë ose personi i autorizuar prej tij, e nënshkruan Kërkesën për ekstradim

Më pas shkresat e kompletuara i dërgohen organit qendror (zakonisht Ministrisë së Drejtësisë) të shtetit ku ndodhet personi i kërkuar.

Pas përfundimit të procedurës në shtetin e huaj, dakordohen për marrjen e personit ndërmjet Ministrive të Punëve të Brendshme (zyrat e INTERPOL-it)

Ministria e Drejtësisë do t’ju informojë menjëherë për të gjitha aktivitetet.

Kërkojmë nga mediat të verifikojnë çdo informacion për të parandaluar çdo dezinformim për rastin e vrasjes së dyfishtë” – thuhet në njoftim. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share