Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka reaguar pas sulmit me granatë dore në oborrin e komunës së Mitrovicës së Veriut, duke thënë se “vazhdojnë sulmet terroriste ndaj institucioneve”.
MPB-ja bëri të ditur se sipas ekspertizës dyshohet se objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut u sulmua me granatë dore e llojit M75.
Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”.
“Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë”, thuhet në reagim.
Ministria e Brendshme tha se këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit./klankosova