Ministria e Arsimit: Prej në shtator 720 asistent arsimor në shkollat fillore në vend

Rritja e shkallës së inkluzivitetit të sistemit arsimor kombëtar është prioritet strategjik dhe qëllimi kryesor në programin e punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, drejt së cilës në vazhdimësi po drejtohen gjithnjë e më tepër mjete dhe aktivitete, realizimi i të cilave përfshihen numrin e madh të palëve të interesuara shoqërore.

Në atë drejtim është futur edhe shërbimi i asistencës arsimore si obligim i shtetit i rregulluar me ligj. Gjegjësisht, angazhmi i asistentëve arsimorë për nxënësit me pengesa që ndjekin mësim në shkollat ​​e rregullta fillore nuk është më shqetësim dhe shpenzim për familjet e nxënësve.

Vitin e kaluar shkollor ishin të angazhuar 500 asistentë arsimorë, nga të cilët 260 në rajonin e Shkupit, Kumanovës dhe Pollogut dhe 240 asistentë në tre rajonet tjera, përkatësisht nga 80 asistentë në rajonin e Vardarit, në rajonin e Juglindjes dhe Pellagonisë.Duke pasur parasysh nevojat e shprehura të prindërve të nxënësve me pengesa, në vitin e ri shkollor 2022-2023 do të angazhohen gjithsej 720 asistentë arsimorë, ndërsa shpalljet publike për regjistrimin e të interesuarve do të publikohen në ditët e ardhshme nga shkollat ​​fillore me qendra burimore të cilat gjithashtu dhe janë përgjegjëse për zbatimin e gjithë procedurës së përzgjedhjes.

Në pajtim me Rregulloren për standardin, përshkrimin e kompetencave dhe detyrave të asistentit arsimor dhe personal, asistent arsimor mund të jetë personi i cili ka fituar titullin: edukator special dhe rehabilitues, pedagog, psikolog, punonjës social, pedagog social dhe rehabilitues me shkallën  VII/1 të përfunduar d.m.th VIA sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve MRK ose 240 EKTS, si dhe personi që i plotëson kushtet për mësimdhënës në grupin klasor (shkalla VII/1 d.m.th. VI A sipas MRK ose 240 kredi EKTS), gjegjësisht  mësimdhënës në mësimin lëndor ( Shkalla VII/1 d.m.th. VI A sipas MRC ose 240 kredi EKTS)

Pas përzgjedhjes përfundimtare, asistentët arsimorë punësohen në shkollat ​​fillore me qendra burimore, me kompensim mujor dhe kontribute të paguara nga sigurimet shoqërore të detyrueshme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës fton të gjithë qytetarët me arsim përkatës dhe dëshirë për të punuar me nxënësit me pengesa, për t`i ndjekur ueb faqet e shkollave fillore me qendra burimore dhe për t`u regjistruar në thirrjen e shkollës përkatëse për të cilën janë të interesuar.

Në ndërkohë, MASH vazhdon të ndërmarrë edhe hapa të tjerë për përmirësimin e aksesit dhe disponueshmërisë së sistemit arsimor për nxënësit me pengesa, nëpërmjet investimeve të vazhdueshme si në infrastrukturë dhe prokurim të mjeteve ndihmëse didaktike, ashtu edhe në trajnime dhe zhvillimin profesional të kuadri mësimor tashmë të angazhuar dhe bashkëpunëtorëve profesional.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share