Ministri I Drejtësisë, Nikola Tupançevski, ka takuar të gjithë drejtorët e burgjeve. Në takim, sic percjell KlanM, Ministri ishte njoftuar për aituatën aktuale në institucionet ndëshkuese-përmirësuese.
Është konstatuar se problemi më I madh paraqitet me mbingarkimin e burgjeve, mungesa e mbrojtjes adekuate shëndetësore dhe mungesa e kuadrit përkatës.
Ëshët dakorduar që menjëherë të fillohet me zgjidhjen e problemeve të shtresuara kurse do të intervenohet edhe në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve me qëllim të përmirësimit të kushteve të punonjësve të burgjeve.
Gjatë periudhës së ardhshme, Ministri Tupançevski do t`i vizitojë burgjet që personalisht të njoftohet me situatën./KlanMacedonia/