Ministri Slloven, Han: Do t’ju mbështesim në rrugën tuaj drejt BE-së

BEKTESHI: DO TË REALIZOJMË PROJEKTE TË PËRBASHKËTA NË TË ARDHMEN

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit Teknologjik të Sllovenisë, Matjazh Han, në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Slloveno-Maqedonas paralajmëruan realizimin e shumë projekteve të përbashkëta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë.

“Mund të konstatoj se kishim një diskutim shumë të frytshëm dhe konkret dhe besoj se do ta thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin me Republikën e Sllovenisë. Do të realizojmë shumë projekte të përbashkëta në të ardhmen” – tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit Teknologjik të Sllovenisë, Matjezh Han nënvizoi raportet e mira bilaterale mes vendit tonë dhe Republikës së Sllovenisë, duke nënvizuar edhe realizimin e shumë projekteve të përbashkëta nga fusha ekonomike, dhe me theks të veçantë atë të energjetikes.

“Dua të theksoj se marrëdhëniet bilaterale me republikën e Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë janë shumë të mira, tradicionalisht kanë qenë të mira edhe në të kaluarën. Sllovenia është vend miqësor me RMV, kështu edhe do të mbetet edhe në të ardhmen, do t’ju mbështesim në rrugën tuaj drejtë BE-së” – tha Metjezh Han, ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit teknologjik të Sllovenisë.

Bekteshi dhe Han paralajmëruan se bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy shteteve do të vazhdoje edhe në të ardhmen. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share