Ministri serb: Mjafton një ndeshje për të ndezur situatën në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes serbe, Millosh Vuçeviq tha se situata në Kosovë “është ende shumë e tensionuar” dhe se sipas tij, “mjafton një ndeshje për t’i vënë flakën gjithçkaje”, raporton Danas.

Ai deklaroi se “është e qartë se po bëhet një luftë shumë perfide për t’ua bërë të ditur serbëve se nuk janë të mirëpritur në Kosovë dhe për të bërë në heshtje një tjetër eksod”.

“Qytetarët duhet ta dinë se Serbia do të qëndrojë konsekuente me marrëveshjen politike për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por se ne kurrë nuk do të lejojmë ndonjë ‘stuhi’ të re”, tha Vuçeviq.

Ai ka thënë se Serbia do të “mbetet e vendosur dhe këmbëngulëse” në kërkesën e saj për kthimin e një pjese të policëve dhe ushtarëve në Kosovë, “në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”. /EO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share