VUÇEVIQ: RMV DHE MALI I ZI GABUAN QË NJOHËN KOSOVËN
Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë gabuar ndaj Serbisë duke njohur Kosovën – ka deklaruar Ministri serb I Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq, gjatë një interviste për televizion proqeveritar serb TV PINK, njofton KlanM.
Sipas tij, ky akt paraqet përzierje të hapur në punët e brendshme të një vendi.
“Gabuat dhe do t`u kthehet në kokë, ashtu sikurse Ukrainës dhe të gjithëve që promovuan Kosovën si shtet të pavarur. Hapët kutinë e Pandorës. Qesharake janë përgjigjet tuaja burokratike se Kosova është sui generis, se është rast i veçantë. As Albin Kurti, as Tirana nuk besojnë në këtë” – tha Milosh Vuçviq, ministër i mbrojtjes i Serbisë.
Gjatë propagandës nxitëse ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Ministri serb I Mbrojtjes, sic njofton KlanM, vlerëson se ekziston një mbështetje e madhe ndërkombëtare për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke potencuar se kjo nuk është vetëm çështje e Serbisë, por edhe fqinjve të saj.
“A flejnë të qetë miqtë tanë në RMV? A fleni të qetë? Mendojnë se janë në NATO dhe kanë zgjidhur problemet. Nuk duam ta bëjmë politikën e tyre. Por, mund të konstatojmë se 25% të shqiptarëve kanë 50% të pushtetit në RMV. Nëse kjo është në rregull për Maqedonasit, në rregull është edhe për ne. Por, është e qartë se do të keni politikë që nuk do ta sheh Maqedoninë si vendin e tyre” – tha Milosh Vuçviq, ministër i mbrojtjes i Serbisë.
Ministri serb I Mbrojtjes, sic percjell KlanM, ka deklaruar se ekziston një konsensus gjithëshqiptar për unitet kombëtar dhe se serbët naiv mendojnë se kjo nuk mund të ndodh dhe se nuk do të ketë ndryshim të kufijve. /KlanMacedonia/