“SITUATA E SIGURISË NË VERI TË KOSOVËS – SHUMË E RREZIKSHME”
Situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme, ka deklaruar Ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq. Ai gjatë një prononcimi për Televizionin publik serb – RTS, tha se fajtor për këtë situatë janë autoritetet e Kosovës, njofton KlanM.
Ministri serb tha se Beogradi beson në dialogun politik dhe zgjidhjen politike, duke rikujtuar se Presidenti Vuçiq dje ka takuar Ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe të Kinës e Rusisë.
Ai, sic njofton KlanM, poashtu bëri të ditur se ushtria serbe mbetet në nivelin më të lartë të gatishmërisë, por përmendi edhe “vijat e kuqe”.
“Serbia, nga ana politike ka definuar “linjat e kuqe” kur cënohen interesat vitale kombëtare dhe shtetërore. Flasim, mos dhashtë zoti, për skenare që nëse dikush vret serbë, të nis likuidimi fizik i popullit tonë nga ana e policisë së Kosovës, dëbimi i serbëve, gjithcka që ka ndodhur para 20 ose 30 viteve.Këto situata nuk do të ishin vetëm “alarmi I kuq” por edhe momenti kur Serbia nuk mund të qëndrojë duarkryq” – tha Milosh Vuçeviq – ministër i mbrojtjes i Serbisë.
Ndërkohë në Beograd kanë vazhduar protestat. Qytetarë serbë para Presidencës serbe, sic njofton KlanM, janë shprehur të pakënaqur me politikën e Vuçiqit kundrejt zhvillimeve në Kosovë dhe kërkojnë të hidhet poshtë plani franko-gjerman. Protestuesit kanë kërkuar që Presidenti Vuçiq të mbajë premtimet dhe të mbrojë serbët në Kosovë. /KlanMacedonia/
https://www.youtube.com/watch?v=1fKrpdJ80N8