Ministri: Sa duhet ta kem rrogën? – Gazetarja: Sa qytetarët, 500 euro!

“Po mirë, sa mendoni ju se duhet të jenë pagat e funksionarëve?”- është pyetja që ministri Fatmir Besimi ia drejtoi gazetares Xhumadije Ibrahimi, kur kjo e fundit e pyeti disa për lartësinë e pagave të funksionarëve, të rritura së fundmi nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Më tej gazetarja sqaroi se këto janë pyetje që qytetarët duan t’ua dinë pëgjigjen.

   Fatmir Besimi: Pasi ju e shtroni këtë pyetje se a e meritojmë aq, unë ju pyeta se sa mendoni se duhet të jetë!

   Xhumadije Ibrahimi: Sa qytetarët, 500 euro?!

   Fatmir Besimi: Nëse unë e vlerësoj me sa e kam pasur rrogën në bankën Botërore kur kam qenë apo në universitet e tjera…

Xhumadije Ibrahimi: Sa e keni pasur?

Fatmir Besimi: Po ajo është e pakrahasueshme me këtë që marr tani.

Më tej, ministri besimi bëri të ditur se qëllimi i një funksionari nuk duhet të jetë paga por zotimet për të marrë përgjegjësi me interes publik. Ai shtoi se rrogat e funksionarëve në Maqedoni janë më të vogla krahasuar me funksionarët në shtetet e rajonit. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share