“FAST FOOD” SHKAKU KRYESOR PËR TRASHJEN E TË RINJËVE
Rritet numri i të rinjëve që janë mbi peshë alarmon mjeku Irfan Ahmeti. Ai thotë se ushqimet e shpejta dhe pasiviteti fizik ndikojnë në rritjen e mbipeshës.
“Për fat të keq vërejmë rritje të numrit të të rrinjëve që janë mbipeshë. Shkaqet dihen, fillimisht është përshkak ushqimit të shpejtë dhe shmangja e aktiviteteve sportive. Të rinjtë shumicën e kohës e kalojnë para TV ekraneve dhe kompjuterëve. Konsumojnë kalori ndërsa nuk bëjnë aktivitete dhe vjen deri te rritja e peshës” – tha Irfan Ahmeti, mjek.
E për këtë shkak MSH hapi qendrën e cila do të trajtojë pacientët me mbipeshë. Minisitri i Shëndetësisë bëri shaka në llogari të tij për peshën që ka.
“Unë Irfani dhe Argjendi jemi shembull i keq për këtë… por do të flasim në aspekt profesiona…
Ndërsa drejtori i kësaj qendre pranë Klinikës së Endokrinologjisë Argjend Muça tha se në Qendër do të punojë një nutricionist i diplomuar që do t’u ndihmojë pacientëve me edukim dhe këshilla për aktivitetin fizik. Ndryshe obeziteti është problem serioz shëndetësor botëror dhe ka trend shqetësues të rritjes në botë dhe tek ne. /KlanMacedonia/