Ministri Lloga në burgun e Idrizovës, kushte të mjerueshme dhe jashtë standardeve, është e nevojshme amnisti urgjente

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga së bashku me kryetarin e Komisionit Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Halil Snopçe, anëtaren e komisionit Dragica Gjavoçanova, Drejtorin e DES,   Jovica Stojanoviç, Drejtorin e INK “Idrizovë”, Zoran Jovanovski dhe Zëvendësdrejtorin  Femi Jonuzi, kryen këqyrje dhe nga afër u njohën me situatën, kushtet në burg, biseduan drejtpërdrejt me të burgosurit dhe u informuan për problemet me të cilat po ballafaqohen.

Kushtet e mjerueshme, katastrofale dhe jashtë  standardeve  për vuajtjen e dënimeve me burg, mbipopullimi, të burgosurit që flenë në dysheme, pa kujdes të duhur shëndetësor, pa kushte sanitare të përshtatshme, shtretër të thyer, mure të mykura.

Këto kushte dëshmojnë se përse na duhet urgjentisht një Ligj për amnisti, me të cilin të paktën do të lehtësohen  kapacitetet.

Bëhet fjalë për njerëz. Edhe përkundër veprave të kryera ata janë njerëz dhe meritojnë dinjitet. Në vend të risocializimit dhe rikthimit në jetë normale, me këtë trajtim gjendja e tyre mund të përkeqësohet edhe më shumë.

Apelojmë që kjo situatë të mos keqpërdoret për qëllime politike, ndërsa deputetët të tregojnë humanizëm dhe të mbështesin Ligjin për Amnisti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share