Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri sot i dërgoi shkresë Qeverisë në të cilën kërkon që në mënyrë urgjente dhe të pashtyeshme të ndërrohet stacioni i kompresorit në Qendrën klinike në mënyrë që të punojnë sallat kirurgjike, të cilat tashmë 13 ditë janë të mbyllura.
Demiri, siç qëndron në kumtimin në rrjetet sociale të Ministrisë së Shëndetësisë, ka kërkuar edhe të rregullohen të gjitha punët rreth instalimit të stacionit të ri të kompresorit, su dhe të gjithë elementët shoqërues për funksionim të vazhdueshëm të bllokut kirurgjik.