Ministri i ri i Financave, analistët: Kthesë në ekonominë turke

New Treasury and Finance Minister Mehmet Simsek looks on during a press conference where Turkish President Tayyip Erdogan announced the new cabinet, in Ankara, Turkey June 3, 2023. REUTERS/Umit Bektas

Premton të përmirësojë ekonominë dhe të ulë inflacionin e lartë

Me prezantimin e Ministrit të ri të Thesarit dhe Financave Presidenti Rexhep Taip Erdogan tregoi se politikat monetare në vend pritet të ndryshojnë. Analistët thonë se emërimi i Mehmet Simsek është shenjë se në muajt e ardhshëm mund të ketë rritje të normave të interesit në ndryshim nga politika e gjatë e presidentit turk për uljen e normave pavarësisht rritjes së inflacionit. Simsek tha se qëllimi kryesor i qeverisë së re do të jetë rritja e mirëqenies sociale.

Simsek, i cili u vlerësua kur shërbeu si Ministër i Financave dhe më pas si Zëvendëskryeministër midis 2009 dhe 2018, tha se ulja e inflacionit do të jetë një tjetër prioritet. Ekonomia mbetet ende shqetësimi kryesor për shumë qytetarë edhe pas zgjedhjeve. Monedha vendase ra në nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave pas 28 majit ndërsa inflacioni i lartë po gërryen fuqinë blerëse të konsumatorëve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share