Ministri i mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant tha se shteti i tij nuk është i interesuar të luftojë me Hezbollahun.
Por ai shtoi se nëse Hezbollahu i lufton do ta paguajë shumë rëndë, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv
“Ne nuk kemi asnjë interes për një luftë në veri. Ne nuk duam të përshkallëzojmë situatën”, deklaroi Gallant.
“Nëse Hezbollahu zgjedh rrugën e luftës, ajo do të paguajë një çmim shumë të rëndë. Por nëse frenohet, ne do ta respektojmë këtë dhe do ta mbajmë situatën ashtu siç është”, shtoi ministri.