Ministri i Jashtëm izraelit për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Ai është rrezik për paqen botërore

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka kritikuar ashpër Antonio Guterresin, pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi se situata në Gaza po “përkeqësohet shpejt”.

Siç raporton Sky News, Eli Cohen tha se mandati i Guterres është një “rrezik për paqen botërore” dhe pretendoi se komentet e tij mbështesin Hamasin.
Ky reagim erdhi pas Guterres përdori nenin 99 të kartës themeluese të OKB-së, të përmendur rrallë, për të nxitur Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh që të përdorte ndikimin për të parandaluar “një katastrofë humanitare” në Gazë.

Ai përsëriti gjithashtu një thirrje urgjente për një armëpushim humanitar, dhe paralajmëroi se bombardimet e Izraelit së shpejti do të çojnë në një prishje të plotë të rendit publik.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share