Ministri i Jashtëm i Shqipërisë mbërrin në Morinë – pritet nga Gërvalla

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka arritur në Kosovës sot pas vizitës zyrtare që e ka paralajmëruar.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është pritur nga homologia e tij, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Në pikën kufitare të Morinës, me miken dhe homologen Donika Gërvalla – Schwarz, në nisje të turit tre ditor në rajon”.

“Ndalesa e parë, Kosova për të vijuar me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi”, ka shkruar Hasani.

Ai do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nesër gjatë ditës./Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share