ÇËSHTJA E DINARIT NË KOSOVË
Ministri gjerman i Mbrotjes ka vizituar Kosovën me një kërkesë të qartë, që të shtyhet zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për një afat më të gjatë.Ai zhvilloi takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në një konferencë të përbashkët me presidenten duke i dhënë të drejtë Kosovës për zbatimin e rregullores ai tha se nevoitet që kjo rregullore të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme, që askush të mos ketë frikë.
‘‘E dimë që Kosova ka të drejtë për ta zbatuar ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bëjnë pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë të përshtatshme që askush të mos ketë frikë dhe të mos ketë mosinformim. Unë mendoj se është mirë që të bëhet dhe të realizohet rregullorja, mirëpo të jepet dhe një afat pak më i gjatë për zbatimin e saj…. Sa i përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kërkesa e ditës është deeskalimi, kancelari federal e ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Evropë, por kjo parasheh si kusht dialogun dhe askush nuk duhet dhe nuk mund ta ketë një interes në tensionimin e mëtejmë të situatës. Marrë parasysh tensionet aktuale me Serbinë dhe pakicën serbe në Kosovë, bëjmë thirrje qartë për maturi dhe kujdes” – tha Boris Pistorius, ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë.
Presidentja osmani tha se janë në koordinim me faktorin ndërkombëtar për gjetjen e rrugëve efektive për zbatimin e rregullores së BQK-së, ndërsa tha se me kryeministrin e kanë qëllimin e përbashkët.
Ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë sërish ka takuar kryeministrin Albin Kurti. Insiston në shtyrjen e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
Unë po e lë Qeverinë të rikonsederojë se si do të zbatojë këtë Rregullore. Unë mund të them që kërkesë e SHBA-së është që kjo të shtyhet. Ka shumë punë për t’u bërë deri në zbatimin e saj. Qeveria ka folur për një periudhë transicioni dhe ne shpresojmë që ky transicion t’i marrë parasysh shqetësimet për këtë çështje. Ne besojmë që Qeveria do të jetë partner i joni në këtë çështje. Nëse ajo vendos ndryshe atëherë kjo do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”
Në takim ishin edhe ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT-it.
Në shenjë -pakënaqësie serbët e zhvendosur nga Kosova vendosën një bllokadë për tri orë radhazi në Rudare, në jug të Serbisë, afër pikës kufitare në Merdare.
Raporti. Blerta Dalloshi Berisha