Ministri Azir Aliu lanson platformën “Era Digjitale”: Shërbime në kohë reale, të gjitha “online”

“Era Digjitale” është slogani i ri i promovuar nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, me të cilën, siç sqaroi ministri Azir Aliu, do të vazhdojë të udhëhiqet trasnformimi digjital. Bëhet fjalë për platformë të re “online”, e cila siç sqaron ministri Aliu, sjell plotësimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe administratën, përcjell KlanM.

Kjo platformë synon t’i lehtësojë shërbimet në kohë reale për qytetarët, të rrisë transparencën, si dhe llogaridhënien e administratës shtetërore. Do të reduktohet edhe koha e shpenzuar për marrjen e shërbimeve nga sportelet, sqarojnë nga MSHIA.

“Dua të theksoj se, gjatë digjitalizimit të shërbimeve, vëmëndje e veçantë do t’i kushtohet përmirësimit të infrastrukturës digjitale edhe për personat me aftësi të kufizuara. Duke qenë të vetëdijshem se Transformimi digjtal po ndryshon jetesën dhe përditshmërinë si të qytetarëve ashtu edhe të bizneseve, për zbatim të suksesshëm gjatë hartimit të strategjive, do të përfshihen të gjithë anëtarët e shoqërisë sonë në mënyrë të barabartë si të rinjtë, shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit për të siguruar ekosistem digjital gjithpërfshirës”, theksoi ministri Aliu.

Edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se fokusi në periudhën në vijim do të jetë në aplikimin e digjitalizimit në të gjitha nivelet e shtetit nëpërmjet shërbimeve të shpejta elektronike dhe sigurimit të plotë të sistemit ‘one-stop shop’ për të gjithë qytetarët./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share