Ministrat nuk treguan se sa u është rritur rroga

Disa nga ministrat në Qeveri sot në një konferencë për media lidhur me ndryshimet dhe plotësimet në ligje që kanë të bëjnë me zbatimin e projektit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, nuk i janë përgjigjur së gazetarëve se sa u janë rritur pagat.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se nuk ka asgjë të kundërligjshme sa i përket pagave dhe se të gjitha pagat janë të ndryshme.

“Pagat janë në përputhje me ligjin. Është vërtet mirë që Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë një vendim prapaveprues sepse nga viti 2011 koeficienti është ngrirë dhe nuk ka absolutisht asgjë të paligjshme për sa i përket pagave, por i referohet një vendimi antikushtetues që është marrë në 2011 për ngrirjen e koeficientit dhe kjo çështje ka qenë pjesë e debatit nga deputetët për 12-13 vjet. Dhe është mirë që Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim për të aplikuar në mënyrë retroaktive, që do të thotë edhe 12 vite shtesë”, tha Grubi.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, për të njëjtën pyetje vetëm ka shtuar se bëhet fjalë për 1600 zyrtarë.

“Ligji përfshin gjyqtarë, prokurorë, kryetarë komunash, këshilltarë të komunave, drejtorë… Shtrirje shumë e gjerë”, tha Besimi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share