Ministrat e Jashtëm të BE-së takohen në Kiev

Takimi synon të ofrojë mbështetje afatgjatë sigurie për Ukrainën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Kiev nga ku do të ofrojnë mbështetje afatgjatë sigurie për Ukrainën. “Ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin ukrainas. Do të jetë një takim historik,” tha Borrell përmes platformës X.

Ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e përshëndeti gjithashtu takimin për të cilin u shpreh se po ndodh brenda “kufijve të ardhshëm” të bllokut.

“Për herë të parë në histori, jashtë kufijve aktualë të BE-së, por edhe brenda kufijve të saj të ardhshëm. I jam mirënjohës Bashkimit Evropian për mbështetjen e palëkundur për Ukrainën”, tha Kuleba.

Lufta 18-mujore e ka detyruar BE-në për një zgjerimin në radhët e saj. Muajin e kaluar, zyrtarja e lartë e saj, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për një zgjerim të madh të bllokut për të përfshirë jo vetëm Ukrainën, por edhe Moldavinë si dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share