Ministrat e ASH-së thirrin Konferencë për Media në orën 18.00!

Në media qendrën e RMV-së për orën 18.00 konferencë për media kanë thirrur Ministrat e ASH-së në Qeverinë teknike, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

Press- konferenca e dy ministrave të ASH-së, vjen pasi kjo parti njoftoi se Komisioni Kadrovik partiak do t`i propozjë Kryministrit Xhaferi shkarkimin e tyre, sic u tha, për shkak se veprimet e tyre janë në kundërshtim me Kodin Etik.

Paraprakisht edhe Kryeministri Talat Xhaferi gjatë një interviste për MIA-n kishte deklaruar se Mexhiti dhe Aliu vet duhet të prononcohen nëse I takojnë ose jo kësaj përbërjeje të qeverisë teknike./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share