Minçev: Nuk heq dorë nga respektimi i ligjit/ Hiseni: ZNAM të dalë nga retorika e fushatës zgjedhore

Ministri i Administratës, Goran Minçev i prer në qendrimet e tij rreth balancuesit, thotë se nuk heq dorë nga vendimi për uljen e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve në administratë nga 29,52%, në 24,30%, për të çdo koment nga partneri i koalicionit VLEN është i pabazë. Nga Vlen kërkojnë nga ZNAM që të dalë nga retorika e fushatës zgjedhore, për to kjo parti nuk është ndonjë faktor në qeveri dhe se duhet të ketë kujdes.

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, theksoi se nuk do të shmanget nga respektimi I ligjeve në formën qe janë të shkruar tani. Në lidhje me pyetjen nëse interpretimet e ndryshme të balancuesit me partnerët e koalicionit VLEN në Qeveri mund të shkaktojnë bllokim të koalicionit nw miratimin e ligjeve kyçe për sektorin publik, Minçev tha se pret që të arrihet një zgjidhje e përbashkët ligjore. Ai theksoi se është optimist për një konsensus të mundshëm mbi propozimet për tekstet e ligjeve të reja.

”Në Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publik, qartë qëndron se Balancuesi është posaçërisht për banorët, qytetarët që janë në territorin e Republikës së Maqedonisë, kjo është popullata rezidente. Unë si ministër heq dorë nga respektimi i ligjit në atë formë që tani janë shkruar, kështu që në këtë kontekst, ne si ministra duhet t’i respektojmë ligjet dhe çfarëdo komenti nga kolegët e VLEN-it është i pabazë, shpresoj që edhe qëllimi i tyre është që të respektohen ligjet. Mirëpo, këto janë ligje që do të miratohen nga Qeveria e re, pra do të kalojnë në Parlament, por me propozim të Qeverisë. Ministria e Administratës Publike është bartëse e këtyre zgjidhjeve ligjore dhe shpresoj se do të kemi konsensus për tekstet e propozuara të ligjeve të reja” – tha Goran Minçev.

Nga ana tjetër, nga koalicioni “VLEN” kanë reaguar ndaj komenteve Minçevit  dhe Ministrit të Transformimit Digjital Stefan Andonovski. Nga Vlen thonë se deri në miratimin e ligjit për përfaqësim të drejtë, rregullorja aktuale do të mbetet në fuqi. Ata u bëjnë thirrje ministrave që të ndalojnë përdorimin e këtyre çështjeve për përfitime politike dhe të fokusohet në rolin e tyre si qeveritarë.

”Edhe ministiri Andov tha se deria sa të miratohet ligji për përfaqësim të drejt, dmth mbetet aktive rregullorja ose instrumenti që është shfrytëzuar dëri më sot. Andaj, prap do të shfrytëzoj rastin tju them edhe Dimistrievskit edhe Mincevit, që të dalin prej fushatës, nuk jemi në fushatë, le të veprojnë si qeveritar, le të veprojnë si egzekutiv dhe mos të shfrytëzojnë rastin për ndarësi dhe mos të shfrytëzojnë rastin për poena politike për arsye se fundi fundit nuk janë edhe ndonjë faktor në këtë qeveri” – tha Fari Hiseni, VLEN.

Ndryshe , Minçev ditë më parë njoftoi se ka ndryshuar vendimet e paraardhësit të tij Aliti dhe ka korrigjuar përqindjet në “balancues”. Sipas regjistrimit të vitit 2021, qytetar maqedonas nga 54,21% tani janë 58,44%, ndërsa shqiptarët nga 29,52% në 24,30%. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share