Minçev: Balanceri mbetet në fuqi derisa të zëvendësohet me një zgjidhje të re ligjore

MINÇEV: REFORMAT NË ADMINISTRATË JANË TË DOMOSDOSHME

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, konfirmoi sBalanceri mbetet në fuqi dhe do të vazhdojë të aplikohet përderisa nuk ka një zgjidhje tjetër ligjore. Minçev gjithashtu komentoi situatën politike dhe marrëveshjet me partnerët e koalicionit, duke theksuar se nuk ka marrëveshje për ndryshime ligjore dhe se ligjet duhet të respektohen nga të gjitha partitë politike. Sipas tij, reformat në administrat janë të domosdoshme.

Në një intervistë të dhënë për Radio Evropa e Lirë, Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev thotë se Balanceri mbetet në fuqi, por do të debatohet për heqjen e tij. Ai e citoi raportin e Bashkimit Evropian për vitin 2023, i cili sugjeron se Balanceri nuk po përmbush qëllimin e tij dhe po keqpërdoret. Megjithatë, për sa kohë që nuk ka një zgjidhje tjetër ligjore në fuqi, do të vazhdojë të aplikohet sipas Ligjit për Punonjësit e Sektorit Publik.

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev

Në këtë moment zbatohet zgjidhja ligjore. Përderisa nuk ka zgjidhje tjetër ligjore në fuqi, mbetet aplikimi i Balancerit, sipas Ligjit për Punonjësit e Sektorit Publik, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë lënd diskutimi për heqjen eventuale të atij mjeti Balancer.

Ministri gjithashtu komentoi situatën politike dhe marrëveshjet me partnerët e koalicionit. Ai deklaroi se nuk ka marrëveshje për ndryshime në ligjet dhe se ligjet duhet të respektohen nga të gjitha partitë politike.

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev

Nuk ka marrëveshje për zbatimin e ligjit dhe as nuk mund të ketë. Unë si ministër e kam thënë disa herë deri më tani se do t’i zbatoj ligjet për atë marrëveshje, me çdo parti politike, jo ekskluzivisht vetëm me VLENIN-n,. Pra, ligjet duhet të respektohen. Imagjinoni çfarë do të thotë në një vend kur ministrat që janë përgjegjës për dërgimin dhe zbatimin e ligjeve nuk i respektojnë ligjet. 

 Minçev gjithashtu theksoi se reformat në administratën publike janë tashmë në proces dhe se është hapur një debat për disa ligje të rëndësishme. Ai u shpreh se këto reforma duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të përfshijnë të gjitha institucionet e prekura.

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev

Reformat në administratën publike kanë filluar, ne kemi hyrë në një proces debati për disa ligje, por ai proces duhet të jetë solid dhe gjithëpërfshirës, në të cilin të përfshihen të gjitha institucionet që i prekin dhe shpresoj se do të vijojnë në një periudhë shumë e shpejtë procese të forta reformash që do të prezantohen drejtpërdrejt në publik.

Minçev gjithashtu thotë se administrata ka nevojë për reforma sepse ka institucione në vend ku sipas tij vetëm 30 deri në 40% e të punësuarve I përmbushin detyrat e tyre të punës. Kurse sa i përket kritikave të bëra ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, Minçev e cilësoi interpelancën si një përpjekje të opozitës për të destabilizuar qeverinë dhe për të promovuar një koalicion të ri dhe për këtë shkak nuk është votuar nga partija e tij. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share