Ky është zbulimi i dytë i kësaj natyre që nga viti 2020
Arkeologët në Serbi po pastrojnë me kujdes rërën dhe dheun nga mbetjet e lashta të drurit të një anijeje romake të zbuluar nga minatorët në një minierë të madhe qymyri.
Pasi një ekskavator në minierën e Drmno-s zbuloi disa lëndë druri, ekspertët vijuan punën në vendbanimin e lashtë romak të njohur si “Viminacium” në përpjekje për të ruajtaur skeletin e anijes, zbulimi i dytë i tillë në zonë që nga viti 2020.
Anija mund të ketë qenë pjesë e një flote lumore që i shërbente qytetit romak që në atë kohë njihte zhvillim të madh dhe që ishte vendbanim i 45 mijë banorëve. Qyteti kishte në funksion një hipodrom, fortifikime, një forum romak, një pallat, tempuj, amfiteatër, ujësjellës, banja dhe punishte.
Arkeologu kryesor Miomir Korac tha se gjetjet e mëparshme na japin indicie se anija mund të datojë që në shekullin e 3-të ose të 4-të pas Krishtit, kur “Viminacium” ishte kryeqendra e provincës romake të Moesia Superior dhe kishte një port pranë një dege të lumit Danub.
“Mendojmë se kemi zbuluar 3% ose 5% të sipërfaqes. Megjithatë, çfarë do të ndodhë kur të shqyrtojmë 95%-shin e mbetur, nuk e di, por do t’ua lë këtë të rinjve, sepse nuk do të jetoj aq gjatë sa ta shoh këtë. Për një gjë kam besim, pas 30, 40 ose 50 vitesh, “Viminacium” do të renditet ndër vendet më të rëndësishme arkeologjike në të gjithë Evropën. Pse e them këtë: nuk është për shkak të mureve që janë ruajtur këtu, pasi ka vende shumë më të mira për këtë në botë. Është për shkak të informacionit që do të ofrojë. Çdo gjetje që bëjmë këtu na mëson diçka për jetën në të kaluarën.”
Arkeologot kanë gjetur deri më tani pllaka ari, skulptura mozaikë, afreske dhe mbetje të tre mamuthëve.
Klan News