Milloshoski: Nuk e votuam Xhaferin pasi ka shkelur disa herë rëndë punën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antoni Milloshoski, ka përmendur arsyet se pse nuk votuan pro zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e votuam këtë qeveri për tri arsyje, e para se është një qeveri që do të udhëhiqet nga një kryeministër që e ka shkelur disa herë punën e Kuvendit rëndë”.

“Arsyeja e dytë është sepse është një qeveri që nuk do të mund të organizojë zgjedhje demokratike, pasi që nuk ua mundëson përfaqësimin e tyre opozitës shqiptare”.

“Arsyeja e tretë është për shak se marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së nuk është në interes të qytetarëve por të bizneseve të tyre”, ka thënë Milloshoski për Klan Kosovën. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share