Militantët kurdë i pezullojnë përkohësisht “operacionet” në Turqi pas tërmetit të madh në vend dhe Siri, ka deklaruar një lider i PKK-së.
“Ndaloni operacionet në Turqi, në qytete. Kemi vendosur të mos kryejmë asnjë operacion derisa shteti turk të na sulmojë”, citohet të ketë thënë udhëheqësi Xhemil Bayjk, i cituar nga ANF, një agjenci e lajmeve e afërt me Partinë Punëtore Kurde.
“Tërmeti shkaktoi një fatkeqësi të madhe. Mijëra njerëz tanë janë nën rrënoja. Të gjithë duhet të mobilizohen”, shtoi ai.
PKK ka zhvilluar një kryengritje prej dekadash kundër shtetit turk që ka vrarë dhjetëra mijëra civilë dhe personel sigurie.
Në dhjetor, një bombë goditi një furgon policie të blinduar në Turqinë juglindore, duke plagosur nëntë persona. Një muaj më vonë, një sulm me bombë në Stamboll vrau gjashtë vetë, për të cilin Ankaraja fajësoi PKK-në./MIA