Miliona peshq të ngordhur në Australi, fillon pastrimi i lumit

Shkak për këtë fenomen është bërë vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin

Autoritetet australiane janë ngritur në këmbë për të filluar pastrimin e miliona peshqve që kanë ngordhur në një lumë në Australi. Të shqetësuar për situatën e krijuar  janë banorët në qytetin Menindee.

Nivelet e ulëta të oksigjenit në lumin e dytë më të gjatë të Australisë  shkaktuan ngordhjen masive të peshqve pas një valë të nxehti që përfshiu vendin.

Gjatë fundjavës  temperaturat në zonë arritën në 40 C.

Për të rritur nivelet e oksigjenit në lumin Darling  autoritetet atje bëjnë me dije se po e furnizojnë atë me ujë me cilësi më të lartë.

Ngjarja e fundit pason një tjetër një situatë të ngjashme që ndodhi në vitin  2018.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share