Miliarderi dhuron kompaninë e tij për bamirësi

Themeluesi miliarder i Petagonia, (kompani për veshjet në natyrë), Yvon Chouinard  ka deklaruar se ia ka dhuruar kompaninë e tij një fondi bamirësie. Chouinard u shpreh se sipas një strukture të re pronësie, çdo fitim që nuk riinvestohet për kompaninë, do të shkonte për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Në varësi të ecurisë së kompanisë, do të arrijë deri në rreth 100 milionë dollarë në vit”, tha ai.

Petagonia ka pika shitjesh me pakicë në mbi 10 vende të botës.E themeluar në vitin 1973, të ardhurat e saj të vlerësuara ishin 1.5 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa pasuria neto e zotit Chouinard mendohet të jetë 1.2 miliardë dollarë.

“Megjithë pafundësinë e saj, burimet e Tokës nuk janë të pafundme dhe është e qartë se ne i kemi tejkaluar kufijtë e saj. Në vend që të nxjerrim vlerë nga natyra dhe ta transformojmë atë në pasuri, ne po përdorim pasurinë që Patagonia krijon për të mbrojtur natyrën. Çdo vit paratë që fitojmë pas riinvestimit në biznes do të shpërndahen për të ndihmuar në luftimin e krizës në natyrë”, tha sipërmarrësi për vendimin e tij për heqjen dorë nga pronësia.

Chouinard nuk është sipërmarrësi i parë që dhuron pasuri. Vitin e kaluar, shefi i Hut Group, i cili zotëron një sërë markash të bukurisë dhe ushqimit në internet, dhuroi 100 milionë funte për një fondacion bamirësie./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share