Milevski i kënaqur me qasjen, dëshirën, entuziazmin dhe energjinë e futbollistëve

Maqedonia e Veriiu mbrëmë në ndeshjen miqësore shënoi fitore minimale 1-0 kundër Ishujve Farore, me një gol të vetëm që e shënoi Bojan Mioski. Pas ndeshjes seleksinouesi Bllagoja Milevski para mediumeve theksoi se ka mbetur i kënaqur me qasjen, dëshirën, entuzijazmin dhe energjinë e futbollistëve të tij.

Përkundër faktit se Maqedonia e Veriut në takimin me Ishuijt Faroe dëshmoi një lojë mesatare , seleksionuesi Milevski beson se te kjo skuadër ka një bazë që dëshmon se ekipi shkon në drejtimin e duhur, ndaj edhe kërkon durim

“Gjëja më e rëndësishme për mua në këtë ndeshje ishte të shihja momentin mendor dhe psikologjik, për të qenë i sigurt nëse do të shkojmë në atë drejtim siç e kam imagjinuar ekipin. Për të vënë një vijë, edhe pse kjo ndeshje ishte kontrolluese, jam I kënaqur me qasjen, dëshirën, entuziazmin dhe energjinë. Në këtë moment kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”

Seleskionuaesi Milevski pohoi se nuk mund të krahason seleksionin nga cikli i fundit të botërorit së bashku me balotazhin si një e arritur shumë më e madhe

“Nuk mund të krahasojmë asgjë një vit më parë dhe tani, me një situatë që kanë shumica e futbollistëve në klube, e cila nuk i ngjan asaj të një viti më parë..

Ndeshjet kualifikuese të grupi C, për Kampionatin Europian 2024, vazhdojnë në qershor me ndeshjet kundër Ukrainës në Shkup dhe Anglisë në cilësinë e mysafirit

Lexo gjithashtu
Total
0
Share