Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Malit Zi, sot në Antalia do të zhvillojnë ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për edicionin e radhës të Ligës së Kombeve
Për kë dy përfaqësuese ndeshja e sotme miqësore është e katërta mes dy vendeve. ndërsa bilanci I tre ndeshjeve të zhvilluara deri më tani është dy fitore për Maqedoninë e Veriut dhe një Malin e Zi
Ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve është luajtur në vitin 2008 në Podgoricë. Në këtë ndeshje të atëhershme e Malit të Zi shënoi fitore 2-1. Ndeshja e dytë miqësore u zhvillua në mars të vitit 2010 e cila përfundoi me fitoren e përfaqësueses tone me rezultatin 2-1 me golat Naumoskit dhe Pandevit . Ndërsa në ndeshjen tretë miqësore që u zhvillua në arenën “Todor Proeski “në Shkup, në nëntor të vitit 2015, ku Maqedonia e Veriut regjistroi fitore 4-1, me autor Aleksandar Trajkovski që realizoi hat trik dhe një gol të Vanç Shikov.
Maqedonia e Veriut dhe mali I Zi sot në Antalia zhvillojnë ndeshjet e katërt miqësore mes veti. që do të thotë se deri më tani nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare mes veti.
Në prag të ndeshjes së sotme që fillon në ora 18:00, në Kompleksin sportiv Mardan në Antali, seleksionuesit Bllgaoja Milevski dhe Robert Prosineçki kan publikuar formacionet me të cilët do të nisin këtë përbal;lje miqësore
RMV-ja: Dimitrievski, Zajkov, Musliu, Velkovski, Alijoski, Çurlinov, KostadinovAtanasov, Enis Bardhi (Kap), Elmaz dhe Mioski
Seleksionues Bllagoja Milevski
Mali Zi: Sharkiq, Vukçeviq, Saviq, Vujaçiq, Radunoviq, Bakiq, Lonçar, Jovoviq, Jovetiq, Driton Camaj , Mugosha
Seleksionues Robert Prosineçki
Drejtësi do të ndaj arbitri turk Zorbay Kucuk