Milani ende gjallë për top katërshe, shkatërron Sampdorian

Milani është rikthyer te fitorja, pasi mposhti Sampdorian të shtunën mbrëma, me rezultat të thellë 5-1, në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A.

Serinë e golave e nisi Rafael Leao, i cili u shërbye mirë nga Brahim Diaz, në minutën e 9.

Mirëpo mysafirët u kthyen në lojë shpejt, me anë të Fabio Quagliarellas, i cili barazoi rezultatin në minutën e 20’. Vetëm tre minuta zgjati ky rezultat, pasi Olivier Giroud e dërgoi sërish në epërsi Milanin,

Ai shënoi edhe njëherë në minutën e 29’, për ta dërguar ekipin e tij në pushim me dy gola epërsi.

Në pjesën e dytë, Brahim Diaz, në minutën e 63’, shënoi golin e katërt dhe në minutën e 68’, Giroud e kompletoi hat-trickun.

Milani pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e pestë me 64 pikë, pas 36 ndeshjeve, një pikë larg Lazios që është në vendin e katërt me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share