Milani e nisi me një barazim pa gola kundër Njukestëllit në “San Siro” edicionin e ri të Ligës së Kampioneve. Kuqezinjtë dominuan në pjesën e parë, por gabuan përpara portës. Në 45 minutat e dyta, ata krijuan raste goli, por dështuan të thyenin murin e ngritur në prapavijë nga Tonali dhe shokët e tij.
Njukestëll largohet nga Milano me një pikë të çmuar në rikthimin në elitën e futbollit europian. Një rezultat jo pozitiv edhe për trajnerin Pioli, që humbi edhe portierin Mainjan që la lojën 10 minuta nga fundi për shkak të një problemi fizik.
Në sfidën e Grupit G, Lajpcig mundi 3-1 në transfertë Jang Bojs. Gjermanët kaluan në avantazh me Simakan pas 3 minutash lojë, por për zviceranët barazoi Elia. Në pjesën e dytë për miqtë shënuan Shlager në të 73 dhe Shesko në shtesë.
Klan News