Dashuria thuajse 5-vjeçare ka përfunduar mes Milanit dhe Stefano Piolit. Klubi italian ka zyrtaruar largimin e teknikut 58-vjeçar. Pioli që mori drejtimin e kuqezinjve në tetor të vitit 2019 dhe përballja e kësaj fundjave ndaj Salernitanës do të jetë e fundit për të nën stolin e skuadrës nga Milano.
Zhgënjimi në sezonin aktual duke dështuar për të dueluar me Interin për titullin kampionat ka sjellë edhe divorcin me konsens mes palëve.
Fitimi i titullit të parë në Serie A te Milani pas 11 vitesh në 2022 nuk ka ndryshuar kursin mes palëve. Kontrata e Piolit do të skadonte në vitin 2025, por të dyja palët kanë rënë dakord të ndërpresin marrëveshjen. 58-vjeçari udhëhoqi Milanin në 239 ndeshje, duke shënuar 130 fitore, 57 barazime dhe 52 humbje.
Tashmë fokusi i Milanit është drejtuar nga trajneri i së ardhmes. Paulo Fonseka është alternativa potenciale për të marrë drejtimin e kuqezinjve, me akordin që thuhet se është arritur dhe mbetet për tu zbuluar vetëm zyrtarizimi.
Klan News